“Kam 8 vjet që nuk marr pensionin që më takon” Qeveria kujtohet për Jorgo Papingjin

Shqipëria

“Kam 8 vjet që nuk marr pensionin që më takon” Qeveria kujtohet për Jorgo Papingjin

Më: 13 janar 2020 Në ora: 21:48
Jorgo Papingji

Disa kohë më parë Jorgo Papingji do të përlotej në një studio televizive teksa fliste për faktin se prej 8 vitesh nuk e kishte marrë pensionin që i takon si “Mjeshtër i madh”.

Por duket se qeveria është “kujtuar” mbi këtë çështje dhe ka akorduar përmes një VKM-je dhënien e pensionit të veçantë për autorin e qindra teksteve muzikore dhe jo vetëm.

 “Nuk e kam kuptuar asnjëherë, kam tetë vite që kam marrë titullin “Mjeshtër i Madh” dhe gjatë këtyre tetë viteve nuk ka dal ende vendimi që unë të marr pensionin e veçantë. Unë nuk e di dhe nuk besoj që jepet pas vdekjes. Në një moshë që jam unë do ta kisha marrë atë pensionin”, shprehej në disa muaj më parë Papingji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat