Propozimi/ Modelja shqiptare: Burrat që vrasin gratë, varje në litar!

Shqipëria

Propozimi/ Modelja shqiptare: Burrat që vrasin gratë, varje në litar!

Më: 13 janar 2020 Në ora: 23:22
Silvana Bushati

Modelja Silvana Bushati është shprehur pro rikthimit të dënimit me vdekje, ndonëse vendi ynë e hoqi vite më parë masën ekstreme, pas rekomandimeve të BE-së, me qëllim integrimin në Bashkimin Europin.

E ftuar në emisionin "360 gradë" në RTV Ora, ajo u shpreh se nëse do të rikthehej ky ligj, nuk do të kishte më vrasje të grave dhe madje krimet do të uleshin.

"Politika, cilado qoftë ajo nëse do kishte ligje më të rrepta, apo nëse do kthehej ligji i varjes në mes të sheshit….Nëse ai ligj do kthehej dhe sot që ta varte dhe ta linte një javë aty atë mashkullin që vret gruan do flisnim bashkë pastaj a do kishte burra që bëjnë gjëra të tilla, por do ta mendonin".

"Por i vrasin gratë, bëjnë 5 vjet burg, shkojnë në Apel bëjnë 2 dhe dalin thonë punë e madhe", theksoi ajo.

Por modelja shtoi se edhe këto ligje që kemi, ato nuk zbatohenm, madje shkelen nga vetë zbatuesit.

Modelja solli një rast personal, me djalin e saj të sëmurë dhe përballjen e një polici, që sipas saj ishte fodull.

"Një të dielë kisha djalin, vajzën mora dhe mbesën që të më shoqëronte dhe i nxora fëmijët e mi. Në lodrat djali u sëmur dhe kishte temperaturë 40 dhe po kthehesha për të çuar në spital. Nëse do merrja ambulancën do prisja dy orë aty".

"Rrugës më ndalon një polic, djalin e kisha në vend të parë. Nuk thotë se çfarë halli ke që po ecën shpejt, thotë: Ti goce ça pozicioni pune ke? I them: Kam djalin sëmurë do ta çoj në spital. Ou – thotë – paske dhe tre fëmijë ti. Çfarë mund të pretendoj nga ai polici. Ai është një polic fodull", tregoi Silvana Bushati, mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat