Reforma zgjedhore/ Opozita në aksion, Basha thërret krerët e partive aleate në takim

Shqipëria

Reforma zgjedhore/ Opozita në aksion, Basha thërret krerët e partive aleate në takim

Më: 14 janar 2020 Në ora: 12:14
Basha me aleatët

Ditën e sotme kreu i PD, Lulzim Basha ka thirrur në një takim krerët e partive aleate.

Takimin e parë Basha e ka kryer me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, ndërsa menjëherë pas saj në selinë blu erdhi kreu i PDIU Shpëtim Idrizi.

Takimit ju bashkuan edhe Sekretari i përgjithshëm i PR, Arjan Madhi, Dashamir Shehi kreu i LZHK dhe Agron Duka kreu i PAA.

PD ka paralajmëruar se do publikojë brenda janarit paketën për reformën zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat