Akuzat e PD/ Olsian Çela kërkesë KQZ-së: Sillni formularin e kryebashkiakut të Mallakastrës

Shqipëria

Akuzat e PD/ Olsian Çela kërkesë KQZ-së: Sillni formularin e kryebashkiakut të Mallakastrës

Më: 14 janar 2020 Në ora: 12:22
Olsian Çela

Kryeprokurori Oslian Çela ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t’i vendosë në dispozicion formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Ismailaj akuzohet nga Partia Demokratike se ka patur probleme me drejtësinë greke dhe se këtë fakt nuk e ka deklaruar nga formularin e dekriminalizimit.

Ndërkohë që Çela, përveç formularit të kryebashkiakut, kërkon nga KQZ edhe verifikimet paraprake që janë kryer për këtë rast. Ai njofton se Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë hetime më të thelluara për Ismailajn.

Kryebashkiaku i Mallakastrës i ka mohuar deri më tani akuzat e bëra nga demokratët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat