Dritan Dajti u nxor nga burgu për vizitë, valë shkarkimesh në burgun e Peqinit dhe Drejtorine Burgjeve

Shqipëria

Dritan Dajti u nxor nga burgu për vizitë, valë shkarkimesh në burgun e Peqinit dhe Drejtorine Burgjeve

Më: 14 janar 2020 Në ora: 16:01
Dritan Dajti

Drejtori i Burgut të Peqinit, Emin Shpata, drejtori i Policisë së Burgjeve Bardhyl Kaçorri janë liruar nga detyra për shkelje të rënda, pasi janë përfshirë në dhënien e lejës për  Dritan Dajtit për vizitë mjekësore në Tiranë.

Po ashtu, ky veprim i ka kushtuar rëndë edhe dy punonjësve të tjerë, Andi Andoni mjek në burgun e Peqinit dhe shefit të forcave operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Ferit Mici.

Po ashtu vërejtje me paralajmërim eshte marrë për mjeken e DPB Ermira Qirinxhi dhe inspektorin e IEVP Peqin, Mefat Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat