Venecia diskuton në mars çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese

Shqipëria

Venecia diskuton në mars çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese

Më: 14 janar 2020 Në ora: 17:22
Pamje nga takimi

Komisioni i Venecias do të diskutojë në muajin mars çështjet që lidhet me procedurat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por edhe rolin e Presidentit Ilir Meta.

Kjo është bërë e ditur në përgjigje që ky komisioni i ka dërguar Parlamentit shqiptar.

Thomas Markert, sekretar i Komisionit në letrën drejtuar Ruçit shkruan se Komisioni i Venecias do të diskutojë për një opinion në sesionin e marsit.

Në  30 dhjetor 2019 Kuvendi i dërgoi një letër Presidentit të Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio, ku i parashtron të gjithë ato që kanë ndodhur me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe përzgjedhjen e kandidaturave për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas i drejton edhe 6 pyetje.

Ndërkohë edhe Presidenti i Republikës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat