Shameti: Tryeza me opozitën për tu vlerësuar, s'është koha për të bërë llogaritë kush fitoi dhe kush humbi - Bota Sot
Shameti: Tryeza me opozitën për tu vlerësuar, s'është koha për të bërë llogaritë kush fitoi dhe kush humbi

Shqipëria

Shameti: Tryeza me opozitën për tu vlerësuar, s'është koha për të bërë llogaritë kush fitoi dhe kush humbi

Më: 14 janar 2020 Në ora: 23:53
Adnor Shameti

Për deputetin e PS, Adnor Shameti tryeza për reformën zgjedhore ku mori pjesë edhe opozita është për tu vlerësuar.

Në studion e emisionit "Tempora" ai tha se me rëndësi është që u arrit kjo tryezë dhe se nuk është momenti për të bërë llogaritë kush fitoi dhe kush humbi.

Adnor Shameti: Është e rëndësishme dhe është për tu vlerësuar që u arrit në atë tryezë. Nuk është kohë që të bëjmë llogaritë dhe të themi kush fitoi dhe kush humbi. Për mendimin tim dhe për formacionin politik që unë përfaqësoj e rëndësishme është që shqiptarët të kenë një proces zgjedhor dinjitoz pas përfundimit të reformës zgjedhore ku thelbi kryesor ishte reforma. Nga këtu fillon të bëjë para gjithë procesi dhe të sigurohet garancia e të gjithë shqiptarëve

Sonila Meço: Mendoni se arrihet produkti deri në 15 mars

Adnor Shameti:  Absolutisht po

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat