"Ngrijnë" rrugë e trotuare në Korçë, zinxhir aksidentesh

Shqipëria

"Ngrijnë" rrugë e trotuare në Korçë, zinxhir aksidentesh

Më: 15 janar 2020 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Korça është zgjuar mëngjesin e sotëm me prani të akullit në rrugë dhe trotuare. Situata është paraqitur e vështirë që në orët e para të mëngjesit.

Probleme ka pasur pranë shkollave nga nxënësit apo edhe automjetet që kanë lëvizur që herët në mëngjes.

Policia bën me dije  se ka pasur edhe disa përplasje të lehta mjetesh me dëme materiale.

Deri tani  raportohet për 3 aksidente me dëme materiale për shkak të akullit në rrugë.

Probleme nga akulli ka si në rrugët e brendshme edhe në Unazën e qytetit të Korçës.

Ndërkohë vihet re që bashkia Korçë nuk ka marrë asnjë masë për kriposjen e rrugëve dhe trotuareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat