I vranë gruan dhe ia hodhën në rezervuar/ Rrëfimi i burrit: Kisha mbledhur 4 milionë lekë para se të ikja në Greqi, Drita e ka hapur derën sepse…

Shqipëria

I vranë gruan dhe ia hodhën në rezervuar/ Rrëfimi i burrit: Kisha mbledhur 4 milionë lekë para se të ikja në Greqi, Drita e ka hapur derën sepse…

Më: 15 janar 2020 Në ora: 12:36
Hair Saliaj

Bashkëshorti i 50-vjeçares Drita Saliaj, Hair ka rrefyer sot ne emisionin “Me Zemer te Hapur” se si e mori vesh krimin tronditës, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

“Kur zbrita në Rinas më merr nipi më thotë që u gjet viktima e hedhur në pusetën e rezervuarit, ndodhemi në morg. U nisa me autobusin e Fierit dhe i them pa ardhur unë aty të mos niset trupi në fshat. Shkoj dhe e shoh, e pashë nga fytyra se nuk më lanë ta prek. U them edhe djemve që ishin në Patër. Nëse sdo ishte rrëfyer djali i djalit të xhaxhait, sipas të thënave, nuk do e kishim marre vesh. Nipi ka qenë i transferuar bashkë me të ëmën në atë fshat dhe prej andej kanë ardhur për të kryer krimin.

Me këta një mur na ndan, para vitit të ri ishin larguar. Kanë qenë kafshët që kanë ulëritur se kanë qenë pa ngrënë. Vëllai ka shkuar në 2:30 të natës me policinë, pasi kanë trokitur në derë nuk kanë dëgjuar zera, në mëngjes më pas kanë shqyer derën, kanë hyrë ekspertë e vëllai më pas. Kanë gjetur që u ka bërë kafenë, gotat e rakisë, një gotë e kanë gjetur të thyer, pasi sic duket janë përleshur. Kanë gjetur cdo gjë të përmbysura, të hapura në detaje, rroba, divane. Dy filxhanë janë gjetur dhe gota e rakisë. Është pirë shumë duhan. Dhe lart në tavan kanë hyrë”

Në media është thënë që është djali i vëllait, ju e konsideruat nip se ju ndante një mur, ai ishte larguar nga fshati para vitit të ri. Drita ka pasur hashash në shtëpi?

Absolutisht se unë kam 3 vjet rresht që nuk ikja në Greqi, merresha me punë bujqësie, në 24-25 nëntor ika.

Të rinjtë kanë ditur se para se ti te ikje dicka kishe shitur

Shita gjë të gjallë ca dhënë, 3 vica, rreth 4 milionë të vjetra.

I depozitove në bankë?

Po se nuk mbaja kurrë lekë në shtëpi.

Ishin në dijeni që ti kishe shitur?

Po

Cfarë njohje kishe me familjen e 26 vjecarit?

E kishim bashkëfshatar, 300 metra ngjitur,. Edhe ata e dinin që kisha shitur.

Kur i moret vesh detajet?

Detaje me te rendesishme i mora vesh kur erdha ne shtepi, kurse qe ishte e humbur e mora vesh.

Cfare mendoje gjate atij udhetimi? 

Mua me vinte ndermend thosha se mos pikesynimi i pare ishte ndonje helmim ushqimi e ka nderruar jete brenda.

Telefonata e fundit qe ke bere me Driten?

E kam telefonuar pasdite, tek e fundit i thashe qe nxora pasaporten e re se une i kam dokumentet ne Greqi dhe duhet ta kaloja se ashtu eshte rregulli. Pas Vitit te Ri e telefonova, i thashe mire je? Se dhe nga ndonje semundje nuk vuante, i thashe te vij moj je merzitur? Jo me tha.

Pse e ka hapur Drita deren?

Besoj se ajo nuk e hapte deren kurre naten, jam i bindur qe nipi do kete shkuar pa u errur ne shtepi. Besoj se do kete hyre pa u errur, i pari nipi. Me pas kane ardhur personat e tjere dhe kane hyre nga porta nga benim komunikim me kusherinjte.

Vinte shpesh ky 16 vjecar ne shtepine tuaj?

Po vinin bashke me te vellane, vinin rrinin. Se ne ate ore nuk hapej absolutisht dera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat