Tërmeti, dentisti kishte bërë ndërhyrje në pallatin ku humbi jetën 20-vjeçares

Shqipëria

Tërmeti, dentisti kishte bërë ndërhyrje në pallatin ku humbi jetën 20-vjeçares

Më: 15 janar 2020 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë dalë në pah, nga dosja e hetimit për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.

Numri i të arrestuarve ka shkuar në 27, ndërsa një prej tyre është me profesion dentist, ku sipas Prokurorisë ai ka bërë ndërhyrje në pallatin e tij në Kombinat.

Si pasojë në këtë pallat gjatë tërmetit u shkëputën disa tulla, ku njëra i ra në kokë 20-vjeçares Xhesika Biqiku.

E reja edhe pse për disa ditë ishte në spital, humbi betejën me jetën.

Ndërkohë për shkeljet dhe abuzimet me ndërtimet pa leje, hetimet vijojnë dhe rezulton që 11 persona janë në kërkim.

Ndërkohë nga hetimet rezulton se 140 objekte nuk kanë dosje projektimi sizmik kur janë ndërtuar.

Materialet e ndërtimit, sipas Prokurorisë nuk janë shoqëruar me certifikatë tenknike sipas standardeve.

Ndërkohë në dosje thuhet se hetimet e Prokurorisë pas Farkës, Kasharit e Vorës janë shtrirë edhe në zonën e Freskut dhe në Kamëz.

Prokuroria u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që te denoncojnë të gjitha rastet që pretendojnë se janë mashtruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat