Shërbimet online, Balluku ngatërrohet me llogarinë: 96+90=162

Shqipëria

Shërbimet online, Balluku ngatërrohet me llogarinë: 96+90=162

Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:52
Belinda Balluku dhe Edi Rama

Punonjësit e administratës publike që do të shkelin afatet ligjore për kthimin e përgjigjes ndaj qytetarëve që aplikojnë online për një shërbim do të përballen me gjoba dhe largim nga puna.

Paralajmërimin, kryeministri Edi Rama e bëri gjatë një vizite në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Edi Rama: Sportelet do mbyllen, por këtyre do t’u shumëfishohet puna sepse do bëjnë punën për qytetarin. Nuk do jenë aty si polic trafiku që “e ke dosjen në rregull kalo, nuk e ke, ik mbushe”, por do ta mbushin vetë. Në rast se një dokument shtetëror që duhej të merrej, nga brenda administratës mungon, do konsiderohet i dhënë, nuk do i thuhet qytetarit “prit” dhe do gjobitet zyra përgjegjëse. Drejtuesi i zyrës do gjobitet për shkelje të ligjit. Një herë, dy herë, herën e tretë të iki fare pastaj sepse ndryshe nuk funksionon, nëse ne i themi qytetarit do e plotësojmë ne dosjen dhe pastaj për shkak të mosplotësimit nga ana jonë, të vonohet qytetari. Kjo praktikisht e zhduk komplet ryshfetin, radhën, se nuk ka më.

Teksa shpjegonte dhe numëronte shërbimet që do të jenë në dispozicion të qytetarëve, Belinda Balluku vërtetoi edhe një herë problemin që ka me llogaritë. 

Belinda Balluku: Të gjitha strukturat e varësisë bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë sot ofrojnë 50 shërbime online, që nga 1 janari. Kemi deklaruar dhe do ta mbajmë premtimin, me mbështetjen e AKSH-it sigurisht, që deri në 30 qershor të shtojmë edhe 46 shërbime të tjera duke arritur në 96 dhe 31 janarin e vitit 2020 ta mbyllim edhe me 90 shërbime të tjera duke kapur 162 shërbime (96+90=186 jo 162 ).

Pra sipas Ballukut 96+90 bëjnë 162 dhe jo 186.

Pavarësisht numrit të paqartë të shërbimeve që do të ofrohen nga kjo Ministri, qytetarët do të asistohen nga punonjësit e sporteleve për të paktën edhe dy muaj, më pas ata do të duhet të aplikojnë online për çdo shërbim publik që u nevojitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat