"Dalje nga çadra 2", analisti Andoni: Takimi qeveri-opozitë i iniciuar që në vjeshtë

Shqipëria

"Dalje nga çadra 2", analisti Andoni: Takimi qeveri-opozitë i iniciuar që në vjeshtë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 23:00
Ben Andoni

Takimi mes PS, PD dhe LSI ka qenë i iniciuar që në vjeshtë, por është shtyrë për shkak të situatave që ka ndodhur në Shqipëri. Deklarata u bë nga analisti Ben Andoni, në studion e emisionit "Arena".

Sipas Andonit gjithçka është bërë nga të huajt, ndërsa takimi me Gjiknurin tregon se opozita ka gjetur daljen nga çadra 2.

Ben Andoni: Takimi ka qenë i iniciuar që para vitit të ri, ndoshta që në vjeshtë nga indikacionet që kemi në media. Kanë ndodhur dy tërmete dhe gjithçka u shty.

Opozita nuk kishte ku të shkonte, do shkonte këtu, por kjo mund të ndodhtë në janar, në shkurt, në prill sepse në të tillë gjendje e ka çuar PD zoti Basha.

Gjithçka është bërë nga të huajt dhe thjesht takimi me një njeri që është akuzuar vazhdimisht, Gjiknuri tregon se opozita ka gjetur daljen nga çadra 2, është një dalje e dhimbshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat