Rama e paditi për "shpifje", ja çfarë kishte thënë Ramush Haradinaj

Shqipëria

Rama e paditi për "shpifje", ja çfarë kishte thënë Ramush Haradinaj

Më: 15 janar 2020 Në ora: 23:54
Ramush Haradinaj

Mediat në Kosovë kanë publikuar lajmin se kryeministri Edi Rama ka paditur kryeministrin në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas “Betimit për Drejtësi”, Rama ka dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot (e mërkurë). Ai akuzon Haradinajn duke thënë se ai ka shpifur për deklaratat që kishte dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Në padi, Rama ka thënë se Haradinaj në disa emisione televizive e ka akuzuar Ramën se bashkë me Hashim Thaçin e Aleksandër Vuçiçin kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve.

Behet fjale dhe per intervistën e Haradinajt dhënë Artur Zhejit për emisionin "360 grade" transmetuar ne TV Ora mbrëmjen e 17 tetorit 2019, si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” 

Ne po ju sjelli dhe një herë intervistën që Haradinaj ka dhënë më 17 tetor. 

“Në datën 17.10.2019 e 29.10.2019, i Padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës (më poshtë referuar edhe si “i Padituri”gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360.gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”, thuhet në padi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat