Kush është personi që iu bë atentat në Elbasan, dalin detaje të reja

Shqipëria

Kush është personi që iu bë atentat në Elbasan, dalin detaje të reja

Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:02
Kevi Piku

Personi që shikoni në fotografi është 23-vjeçari Kevi Piku, të cilit iu bë atentat me armë zjarri në Elbasan, gjatë natës, ende pa zbardhur e enjtja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të 23-vjeçarit me banim në Elbasan.

Piku ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Range Rover” në momentin që ju bë atentat.

Dyshohet se ndaj tj është qëlluar nga një makinë tip “Fuoristradë”, e cila mendohet se e ka ndjekur.

23-vjeçari ndodhet në spital i plagosur, ku pas ndihmës së marrë është jashtë rrezikut për jetën.

Akualisht grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat