Komisioneri për zgjerimin: Marrëveshja për reformën zgjedhore, gur kilometrik! Negociatat para samitit të Zagrebit

Shqipëria

Komisioneri për zgjerimin: Marrëveshja për reformën zgjedhore, gur kilometrik! Negociatat para samitit të Zagrebit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:06
Olivér Várhelyi

Komisionerin për Zgjerim të Bashkimin Europian, Olivér Várhelyi, deklaroi se mos hapja e negociatave ndodhi pasi disa shtete kishin shqetësime.

Në konferencën e mbajtur me Kryeministrin Edi Rama, pas takimit që pati paraditen e sotme, për hapat e përbashkët deri në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin si edhe për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit europian, ai tha se synohet që të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para samitit të Zagrebit.

Várhelyi vlerësoi marrëveshjen për reformën zgjedhore, duke e cilësuar si gur kilometrik ndonëse tha se ka shumë sfida përpara.

Sipas tij, vijimi i reformave është domosdoshmëri, në mënyrë që të ketë një marrëveshje për çeljen e negociatave, para samitit të Zagrebit.

“Nga autoritetit buxhetor japim 28 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, ndërsa Parlamenti Europian do të japë më tej pjesën e tij, por ka procedura”, u shpreh komisioneri për zgjerimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat