Brukseli njeh progresin me reformat, 28 mln euro shpërblim për performancën

Shqipëria

Brukseli njeh progresin me reformat, 28 mln euro shpërblim për performancën

Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:54
Olivér Várhelyi

Shqipëria "ngeli" në klasë në tetor për hapjen e negociatave, por kjo nuk do të thotë se nuk ka ecur me reformat dhe detyrat e lëna në kuadër të këtij procesi.

Arritjet i njohu nga Tirana eurokomisioneri për zgjerim në BE, Olivér Várhelyi. Për performancën dhe punën e bërë, tha ai, Shqipëria do të marrë shpërblim 28 miliuon euro nga Komisioni Europian.

Várhelyi: Kam një lajm të mirë që dëshiroj ta ndaj me ju. Duke pasur parasysh performancën dhe punën e mirë të bërë nga Shqipëria deri më tani, nga fondet e para të aderimit unë kam mundësinë që nga autoriteti buxhetor të japim 28 mln euro shpërblim për performancën, punën e bërë që besoj se do t'ju arrijnë së shpejti. Kam lajm pozitiv dhe nga Parlamenti Europian por ka një procedurë që duhet ta ndjekin. Propozimin e kemi çuar në Parlament dhe besoj gjithçka do të vazhdojë shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat