PD i vë kryqin Matit: Kryebashkiaku i dënuar për armëmbajtje pa leje, ti hiqet mandati

Shqipëria

PD i vë kryqin Matit: Kryebashkiaku i dënuar për armëmbajtje pa leje, ti hiqet mandati

Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:03
Gazment Bardhi

Partia Demokratike kërkohen heqjen e mandatit për një tjetër kryebashkiak të PS-së. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi verifikimin e menjëhershëm të figurës së kryebashkiakut të Matit.

"Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbatje pa leje dhe sipas ligjit për demkriminalizimin i ndalohet kandidimi për jetë në një funksion publik,"tha Bardhi.

Bardhi publikoi edhe vendimin e Gjykatës.

"PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas të KQZ që të veprojnë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit të kryetarit të bashkisë së Matit, Agron Malajt".

Ky është rasti i pestë që PD denoncon pas atij të Shkodrës, Vorës, Baut të Dejës dhe Mallakastrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat