Reforma Zgjedhore/ Kryemadhi flet për aksionin e opozitës: Me firmosjen e dokumentit detyrimet tona mbaruan, tani…

Shqipëria

Reforma Zgjedhore/ Kryemadhi flet për aksionin e opozitës: Me firmosjen e dokumentit detyrimet tona mbaruan, tani…

Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:17
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se me firmosjen e dokumentit me 8 pika për Reformën Zgjedhore, detyrimet e opozitës kanë mbaruar. Tashmë sipas saj, i takon maxhorancës të vijojë me plotësimin e 8 kushteve.

Në një konferencë për mediat, Kryemadhi ka theksuar se duhet punuar me përgjegjësi që të ecet shumë më shpejt lidhur me reformën edhe përpara datës 15 mars, caktuar si afat.

“Përgjegjësia e vetme e opozitës, që ishte konsensusi për reformën zgjedhore dhe implementimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR, ishin për të treguar se opozita ka qenë gjithmonë e gatshme për reformën zgjedhore. Axhenda opozitare do të jetë njësoj, për aksionin politik, hap pas hapi jo vetëm në realizimin e detyrimeve që kemi ne, por do vazhdojmë të intensifikojmë veprimin tonë politik, jo vetëm me denoncime por edhe me mjetet demokratike të protestës që janë të domosdoshme”- tha ajo.

Sipas saj, “Në 9 kushtet e Bundestagut, që janë kushtet e Evropës, pika që ka detyrim opozita është vetëm miratimi i reformës zgjedhore, implementimi i saj është detyrim i maxhorancës, pikat e tjera kanë lidhje vetëm me të, opozita nuk është pjesë e as përgjegjëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat