Rama debaton me qytetarin në sy të Komisionerit të Zgjerimit: Ku ke parë të bëhet gjithçka për një muaj

Shqipëria

Rama debaton me qytetarin në sy të Komisionerit të Zgjerimit: Ku ke parë të bëhet gjithçka për një muaj

Më: 16 janar 2020 Në ora: 14:09
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pasi priti në një vizitë zyrtare në Kryeministri komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, të dy së bashku kanë vizituar sot disa lagje të prekura nga tërmeti në Durrës.

Ndërsa po i tregonte Várhelyit pasojat e tërmetit, kreu i qeverisë u përball me një qytetar. Ky i fundit i kërkoi të flisnin për t’i treguar se çfarë do bëhet me fatin e tyre pasi kanë mbi një muaj që po presin.

Ndërsa kryeministri ju përgjigj se rindërtimi dhe rikonstruksioni i banesave nuk mund të kryehet për një periudhë të tillë kohore.

“Po fillojmë planin për të ndërtuar në Durrës 1 ose 2 lagje. Kishte godina që i rezistuan shumë mirë tërmetit, duke marrë parasysh parametrat”, tha Rama.

Biseda me banorët

Zoti kryeministër, mund të flasim të lutem

Rama: Mirë?! ( Përshëndet banorët me dorë) Ça halli ke?

Banori: Ke një muaj e ca që ishte këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.

Rama: Po pse ku ke parë ti që të bëhet gjithë kjo në një muaj e gjysmë?! (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara)

Banori: Po kemi parë

Rama: Po ke parë po.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat