‘Lëpitë atë që nuk thuhet’, debat mes Bushatit dhe Gjatës

Shqipëria

‘Lëpitë atë që nuk thuhet’, debat mes Bushatit dhe Gjatës

Më: 16 janar 2020 Në ora: 22:18
Andi Bushati

Një debat i fortë po zhvillohet mes Andi Bushatit dhe Çlirim Gjatës në Open, teksa po flitet për marrëveshjen mes pozitës dhe opozitës e cila u arrit të martën.

Gjata tha në Open se kjo marrëveshje u bë për shkak se e kërkoi Bundestagu për negociatat.

‘Nuk jemi tërhequr nga qëndrimet tona. Ne do çojmë në burg të gjithë ata që kanë vjedhur vota. Do të vazhdojmë me qëndrimet tona. Ne nuk po themi se regjimi është bërë më i mirë, por është dokumenti i Bundestagut që kërkon këtë marrëveshje”, tha Gjata.

‘Po lëpini atë që nuk thuhet, se s’dua të prish fjalori’- ndërhyri Bushati.

‘Të lutem, t’i lëmë metaforat. Unë nuk  ndërhyra kur folët ju’- iu kundërpërgjigj Gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat