Dëbimi i dy iranianëve nga Shqipëria, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

Shqipëria

Dëbimi i dy iranianëve nga Shqipëria, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

Më: 17 janar 2020 Në ora: 00:03
Morgan Ortagus

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus ka përshëndetur dhe lavdëruar vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar nga vendi dy diplomatët iranianë.

Të mërkurën qeveria shqiptare njoftoi për dëbimin e dy zyrtarëve iranianë, shtetasit Seyed Ahmed Hosseini Alast dhe Mohamed Peimanemati.

Zëri i Amerikës raportoi se këta dy diplomatë kishin qenë bashkëpunëtorë të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Suleimani.

”Ne e lavdërojmë vendimin e qeverisë së # Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët e ashtuquajtur #Iran. Regjimi iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë” – shkruan Ortagus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat