Gjokutaj-Gjuzit: E hani dot Ramën? Gjuzi: Ne s'jemi kanibalë

Shqipëria

Gjokutaj-Gjuzit: E hani dot Ramën? Gjuzi: Ne s'jemi kanibalë

Më: 17 janar 2020 Në ora: 08:05
Kujtim Gjuzi, Genc Gjokutaj

"Rama ka vetëm një shans për të mos hyrë në burg, të bëhet President!"

Këtë deklaratë e bëri deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi gjatë një debati në emisionin 360 Gradë avokatin Genc Gjokutaj.

Gjuzi: Ai që lëshon parlamentin është anarkist. Unë e kisha pasur gabim tek ai bulevardi i skuqur por këtë e sheh drejtësia më vonë. Nuk mund t'i shpëtojë askush në këtë vend drejtësisë.

Gjokutaj: Ore a e hani dot Ramën ju? Kjo është pyetja.

Gjuzi: Nuk e hajmë ne Ramën, nuk jemi kanibalë.

Gjokutaj: Jo nga pikëpamja gastronomike por a e hani dot politikisht? Se mbase bërtet kot Basha aty.

Gjuzi: Rama është i mbaruar. Ai ka një shans. Ligji parashikon që Presidenti nuk hyn në burg. I vetmi shans që e shpëton Ramën për të mos hyrë në burg. Të shkojë në presidencë që të mos ketë përgjegjësi si pasojë e Kushtetutës që e mbron, ndryshe është kontigjent burgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat