“Ishin dy burra të gjatë, me maska”, zbardhet dëshmia e gruas shtatzënë të dhunuar në sy të fëmijëve - Bota Sot
“Ishin dy burra të gjatë, me maska”, zbardhet dëshmia e gruas shtatzënë të dhunuar në sy të fëmijëve

Shqipëria

“Ishin dy burra të gjatë, me maska”, zbardhet dëshmia e gruas shtatzënë të dhunuar në sy të fëmijëve

Më: 17 janar 2020 Në ora: 11:43
Ilustrim

Një grua shtatzënë, njëkohësisht nënë e dy fëmijëve të tjerë është dhunuar në sy të tyre në banesën e saj. Ngjarja e rëndë, konfirmuar për Panorama nga burimet e policisë, ka ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit mbrëmjen e djeshme.

Korespondentja e “Panorama” mëson se kanë qenë persona ende të paidentifikuar që kanë hyrë në banesën e familjes Gega.

Zonja e shtëpisë, e cila është edhe shtatzënë, ka qenë me dy fëmijët e saj, pa bashkëshortin, i cili ndodhej në punë, në momentin që persona me maska i kanë hyrë brenda banesës.

Ata e kanë dhunuar dhe madje i kanë prerë edhe flokët asaj.

Jetmira Gega në gjendje të rënduar psikologjike ka njoftuar policinë, e cila e ka transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Burimet për “Panorama” dhanë detaje nga dëshmia që gruaja ka dhënë para efektivëve.

“Ishin dy burra, ishin të gjatë, mbanin maska. Njëri prej tyre kishte edhe pistoletë”, mësohet të ketë thënë Jetmira Gega.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat