Lirimi i Endrit Dokles, Gjonaj: E paralajmëruam se kishim indicie, çon për ndjekje penale një drejtor

Shqipëria

Lirimi i Endrit Dokles, Gjonaj: E paralajmëruam se kishim indicie, çon për ndjekje penale një drejtor

Më: 17 janar 2020 Në ora: 12:59
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë pezullon nga detyra drejtorin e Shërbimit të provës në Krujë pas lirimit të të dënuarit me burg për jetë Endrit Dokle, I njohur si ish anëtar I bandës së Durrësit.

Gjithashtu Në një deklaratë për median ministrja e Drejtësisë e quajti skandaloz vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha për lirimin e Dokles.

Ministrja tha se kishte përcjellë informacione gjatë fazës së dyshimit ku paralajmëronte lirimin e të dënuarit me burg përjetë.

“Veprim skandaloz lirimi në shkelje të ligjit i të dënuarve me burgim të përjetshëm fenomen I ndodhur shpesh kohët e fundit është këmbanë alarmi. Ndihem e keqardhur edhe pse shqetësimin e kam adresuar që në fazën e gjykimit të saj, bazuar në indicia apo dyshim mbi paanësinë e këtij gjykimi duke kërkuar verifikimin e këtij procesi. Shqetësimi ynë për Enkeleda Hoxhën është adresuar që pas lirimit të Genc Tafilit nga e njëjta gjyqtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat