Opozita krikon Kryeministrin Rama për padinë ndaj Haradinajt

Shqipëria

Opozita krikon Kryeministrin Rama për padinë ndaj Haradinajt

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:48
Lulzim Basha

Vendimi I kryeministrit Edi Rama për të ngritur padi ndaj kryeministrit në largim të Kosovës Ramush Haradinaj është kritikuar nga opozita në Shqipëri.

Për kryetarin demokrat Lulzim Basha “pseudo-padia e Edi Ramës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës”, shkruan zoti Basha në një postim në Facebook duke e konsideruar veprimin e kryeministrit “një akt i ulët që na turpëron të gjithëve”

Kritika shprehu sot dhe kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, duke veçuar faktin që “pikërisht në ditën e përkujtimin të viktimave të Masakrës së Reçakut, Edi Rama gjeti momentin për të paditur luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dëshmorëve që çliruan Kosovën me gjakun e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat