"5 vjet pa doktoratura, Fuga: Universitetet dhe kërkimi shkencor humbën mln euro, kush mban përgjegjësi? - Bota Sot
"5 vjet pa doktoratura, Fuga: Universitetet dhe kërkimi shkencor humbën mln euro, kush mban përgjegjësi?

Shqipëria

"5 vjet pa doktoratura, Fuga: Universitetet dhe kërkimi shkencor humbën mln euro, kush mban përgjegjësi?

Më: 17 janar 2020 Në ora: 21:22
Ilustrim

Rihapja e ciklit të tretë të studimeve, atyre doktorale, nga Ministria e Arsimit pas 5 vitesh ndërprerje ka sjellë debate.

Teksa  Ministrja e Arsimit Besa Shahini, tha se kriteret mbeten ato të një viti më parë, akademiku Artan Fuga në një lidhje me skype për Rtv Ora vlerëson se përcaktimi i kritereve është kompetencë e universiteteve dhe çdo ndërhyrje e Ministrisë ka qenë e gabuar.

Po kaq kaq të gabuar Fuga e vlerëson edhe mbylljen në bllok e doktoraturave ka qenë vendim i gabuar. Ai thotë se  në këto 5 vjet, universiteteve dhe kërkimit shkencor i kanë humbur miliona euro.

Artan Fuga: Universitetet kanë autonomi sa i përket hapjes së shkollave doktorale dhe për projektet e kërkimit shkencor që realizohen në këtë kuadër. Çdo ndërhyrje e MAS ka qenë e gabuar. Ka 5 vjet që shkollat doktorale janë ndërprerë. Sot e kësaj dite nuk e di se përse disa shkolla doktorale që kanë ecur mirë dhe nuk kanë pasur probleme dhe ato u bllokuan. Shkolla doktorale është pjesë e ciklit të tretë, është njësoj si të mbyllësh klasën e parë ose gjimnazin. 

Unë kam qenë që shkollat doktorale që kanë pasur probleme plagjiature, numër të madh doktorantësh, mangësi formale apo substanciale mund të penalizoheshin, por mbyllja e shkollave doktorale për 5 vjet ka bërë që Universiteteve dhe kërkimit shkencor ti humbasin miliona euro. 

Nuk e di kush është përgjegjës për këtë. Mungesa e doktorantëve në Universitete dëmton rëndë gjeneracionet e kërkimit shkencor që zëvendësojnë njëri-tjetrin. Së treti, bazën e punës shkencore në gjithë universitetet e bëjnë doktorantët. Ka pasur probleme shumë serioze, por në vend që të adresoheshinku ekzistonin dhe të merreshin masa për tu riparuar, kam pasur përshtypjen që këto 5 vjet dikush nuk ka qenë i interesuar që kërkimin shkencor shqiptar ta vërë në shinat e duhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat