Kryemadhi nga Korça: Jemi në një moment të vështirë për vendin, në një udhëkryq të rrezikshëm

Shqipëria

Kryemadhi nga Korça: Jemi në një moment të vështirë për vendin, në një udhëkryq të rrezikshëm

Më: 18 janar 2020 Në ora: 12:35
Monika Kryemadhi

Në një takim me strukturat e partisë në Korçë, ku shpërndau karta anëtarësimi për të rinjtë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se ky një moment i vështirë për vendin në një udhëkryq të rrezikshëm, ku shteti është kolapsuar nga korrupsioni me një qeveri të marrë peng nga krimi i organizuar.

“LSI është një parti që në 15 vite ka ardhur duke u rritur për shkak të të rinjve dhe të rejave që vijojnë t’i bashkohen LSI-së dhe kontribuojnë për ta bërë Shqipërinë anëtarë të BE. Ne besojmë te BE dhe vlerat e saj besojmë të forca dhe vlerat e të rinjve. Kjo gjendje ku e ka vendosur Shqipërinë Rilindja, ndryshohet për të mirën e shqiptarëve. Kemi përballë një kryeministër që e ka nxjerrë vendin në treg që do ta mbajë të varfër, pa arsimuar, me një drejtësi të kapur, të paintegruar në BE. Ne nuk do ta lejojmë më atë që ta vazhdojnë këtë rrugë.”

Më tej, Kryemadhi shtoi:

“Jemi të përgjegjshëm për përgjegjësinë për të shkëputur këtë realitet të zymte. E Detyruam rilindjen të pranojë zgjidhjen tonë për Reformën Zgjedhore. Opozita mori përgjegjësinë e saj përpara jush për Reformën Zgjedhore që është një nga 9 kushtet e Bundestagut dhe BE, e cila mund të bëjë të mundur hapjen e negociatave në mars. Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet. mbi llogaritë politike vendosëm si prioritet të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Rama kërkon të përdori bllokimin e Shqipërisë për alibi për minishengenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat