Dule flet me gjuhën e Athinës: Pa të drejtat e minoritetit, s’ka rrugë për në BE

Shqipëria

Dule flet me gjuhën e Athinës: Pa të drejtat e minoritetit, s’ka rrugë për në BE

Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:13
Foto nga mbledhja

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule shprehet se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri është një sfidë e papërmbushur. 

Në krah të ambasadores greke në vendin tonë Dule i lejon vetës të flasë më gjuhën e Athinës zyrtare duke i bërë presion vendin tonë me bllokimin e integrimin në rast se nuk ka përmirësim të kushteve për grekët që jetojnë në territorin shqiptar.

Vangjel Dule: "Herët a vonë respektimi i të drejtave të minoriteteve do të bëhet realitet se rrugë tjetër nuk ka. Është një shkallë që pa e ngjitur nuk mund të arrihet në integrim. Nuk mund të kapërcehet."

Mungesa e legjislacionit dhe diskriminimi i minoriteteve sipas Vangjel Dules janë problemet kryesore të minoriteve në vend.

Vangjel Dule: "Pse minoritetet në Mal të Zi duhet të kenë të drejtat e tyre për festimin e festive kombëtare ndërsa tek ne kjo nuk mund të jetë e rregulluar me ligj. Nuk mund të jemi në rolin e strucit që fut kokën në rërë kujtojmë se të tjerët nuk e shikojnë realitetin në vendin tonë."

Në çdo prag vendimi përsa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, minoriteti grek ngre shqetësimin e mos respektimit të të drejtave të tyre dhe mungesën e vetëdeklarimit, edhe pse kjo e fundit do të jetë e rregulluar me censusin që pritet të realizohet këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat