Vidhnin lokale e dyqane gjatë natës, arrestohen dy adoleshentë në Tiranë

Shqipëria

Vidhnin lokale e dyqane gjatë natës, arrestohen dy adoleshentë në Tiranë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Dy adoleshentë janë arrestuar ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh të ndodhura në Tiranë.

Autorët janë 4 persona, të katë të moshës 14 deri 16 vjeç. Dy prej tyre kanë rënë në pranga, I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë dhe K. S., 16 vjeç, banues në Kamzë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, F. B., 14 vjeç dhe E. M., 14 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata vidhnin kryesisht dyqane, agjenci siguracionesh dhe lokale, duke shfrytëzuar orët e vona të natës.

– Në bulevardin “Gjergj Fishta” kanë vjedhur një shumë në euro dhe në lekë, në një agjenci e siguracionesh;

– Në rrugën “Gjin Bue Shpata” kanë vjedhur një shumë lekësh në një dyqan ;

– Në rrugën “Dritan Hoxha” kanë tentuar të vjedhin në një farmaci;

– Në rrugën “Ibrahim Rugova” kanë vjedhur një sasi lekësh në një farmaci;

– Në rrugën “Perlat Rexhepi” kanë vjedhur një shumë lekësh në një bulmetore;

– Në bulevardin “Bajram Curri” kanë vjedhur në një lokal.

Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të tri vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në bulevardin “Gjergj Fishta” zyrat e tre shoqërive siguracionesh.

Të arrestuarit janë

– I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë;

– K. S., 16 vjeç, banues në Kamzë;

Si dhe shpallën në kërkim shtetasit: -F. B., 14 vjeç dhe E. M., 14 vjeç, të dy banues në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat