Elbasan, 9 armë gjenden në zyrën e shefit të policimit në komunitet

Shqipëria

Elbasan, 9 armë gjenden në zyrën e shefit të policimit në komunitet

Më: 18 janar 2020 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Nëntë armë janë gjetur në  zyrën e shefit të policimit në komunitet në Elbasan Faik Ruko.  Armët thuhet se gjendeshin në zyrë të paktën prej 2 vitesh. Ndërsa burimet kofidenciale bëjnë me dije se armët ishin mbledhur nga aksionet në komunitet dhe mbaheshin në zyrën e sektorit të policimit për ilustrim.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ekzistojnë procesverbalet që armët kanë hyrë në komisariat konform rregullave.

Burimet thonë se ka qënë Z.Ruko që ka njoftuar SHCBA për prezencën e tyre. Gjithsesi vijojnë hetimet për këtë rast, nëse vërtet kemi të bëjmë me një situate  neglizhence apo skandali në radhët e bluve.

Faik Ruko e ka marrë këtë detyrë vetëm pak kohë më parë, ndërkohë që ky post më herët është mbajtur nga Abedin Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat