S'ka më diellë, nesër nis shiu dhe dëbora

Shqipëria

S'ka më diellë, nesër nis shiu dhe dëbora

Më: 18 janar 2020 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Ditët me diell duket se do të marrin fund, pas që nga kjo e dielë do të mbizotërojnë vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin shira të karakterit lokal dhe afat-shkurtër në zonat Qendrore dhe Jugore. Por sipas Meteoalb në zonat malore Veriore parashikohet të ketë shfaqje të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3°C në 15°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor - Juglindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 balle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat