Meta përulet para memorialit të Rugovës: Vizioni i tij mbetet shembull frymëzimi

Shqipëria

Meta përulet para memorialit të Rugovës: Vizioni i tij mbetet shembull frymëzimi

Më: 19 janar 2020 Në ora: 13:48
Ilir Meta, e ka vizituar memorialin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka vizituar memorialin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Meta ka thënë se vizioni euroatlantik i Rugovës për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetesë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale.

“Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova”.

"Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale. Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova", tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat