Pas Kukësit lëkundje e fortë tërmeti regjistrohet edhe në Dibër

Shqipëria

Pas Kukësit lëkundje e fortë tërmeti regjistrohet edhe në Dibër

Më: 19 janar 2020 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Pas tërmetit 4.5 ballë që ra në Kukës, një tjetër lëkundje e fortë me magnitutë 4.6 ballë është ndier në Dibër.

Në Kukës ka rënë rreth orës 1 të mesditës dhe ka qenë me thellësi 10 kilometër.

Raportohet se lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda kurse epiqendra ka qenë në Barrë të Kukësit, 18 km nga Kurbneshi dhe 15 km në veri-perëndim të Peshkopisë.

Deri tani nuk bëhet me dije nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat