U dëmtua nga tërmeti, hapet kardiologjia në QSUT

Shqipëria

U dëmtua nga tërmeti, hapet kardiologjia në QSUT

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:08
Ogerta Manastirliu

Pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit është hapur shërbimi i Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky pavion u rikonstruktua pas dëmtimeve të pësuara nga tërmeti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka parë nga afër ambientet e reja të rikonstruktuara.

“Përfundoi në kohë rekord gjithë pjesa e rehabilitimit. Sigurisht që më e mira do të vijë vitin tjetër, me ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme, megjithatë me ç’ishte dhe me atë që na shkaktoi tërmeti u rehabilitua në kohë shumë të shpejtë,” tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se puna nuk do të ndalet dhe të gjitha struktura shëndetësore do të rindërtohen pa ndërprerë në asnjë moment shërbimin shëndetësor për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat