Rama, javën e ardhshme në Ukrainë

Shqipëria

Rama, javën e ardhshme në Ukrainë

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:43
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Ukrainë gjatë javës së ardhshme në cilësinë e kryesuesit të Presidencës së OSBE-së.

Shefi i qeverisë shqiptare e pati njoftuar vizitën  që kur mori presidencën e OSBE.

Pas Ukrainës, Rama pritet të vizitojë Rusinë dhe ShBA, gjithmonë në kuadër të axhendës së OSBE.

Rama: Vizita në Rusi është pjesë e axhendës të drejtuesit të OSBE dhe angazhimeve që unë kam marrë. Do të bëjmë disa vizita, më të shpejtat janë vizita në Ukrainë, SHBA dhe Rusi. Për datat, duhet të rakordohemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat