Shpërthejnë virozat, 300 fëmijë në ditë në pediatri

Shqipëria

Shpërthejnë virozat, 300 fëmijë në ditë në pediatri

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:50
Pediatria

Për shkak të virozave të stinës, në urgjencën e Pediatrisë së QSUT paraqiten rreth 300 raste në ditë.  Për mjekët fluksi është i shtuar, por në shifra normale për stinën në të cilën ndodhemi.

Të shqetësuar prindërit deklarojnë se fëmijët kanë temperaturë të lartë ndaj janë drejtuar në Qendrat Shëndetësore apo në urgjencën e Pediatrisë për të marrë mjekime.

Mjekët bëjnë thirrje për shmangien ambienteve të mbyllura nga ku mund të transmetojnë virozat.

"Shenjat kryesore janë temperatura e lartë, kollë, të vjella dhe me heqje barku. Normale është për stinën, por ka një shtim të vizitave. Duhet të rrinë të izoluar fëmijët dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje"

Fëmijët janë ata të ciëlt preken më shumë nga këto viroza, por nuk mungojnë as moshat e rritura të cilët paraqiten më të njëjtat simptoma.

Në rastet kur gjendja shëndetësore e tyre nuk stabilizohet brenda një ditë, të prekurit duhet të kërkojnë mjekim më të specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat