Berat, goditet grupi që mashtronte me kreditë, zbulohet skema dhe përfitimet

Shqipëria

Berat, goditet grupi që mashtronte me kreditë, zbulohet skema dhe përfitimet

Më: 19 janar 2020 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Policia e Beratit ka goditur një grup prej 6 personash, të cilët me anë të mashtrimit përfitonin vlera monetare.

Në kuadër të operacionit të koduar "Kredia" u bë i mundur ndalimi i shtetasit A. H., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim policor shtetasi E. V., banues në Berat. Ndërsa filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. D., F. S., D. D. dhe R. S.

"Shtetasi i ndaluar A. H., në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim dhe ata të proceduar në gjendje të lirë, gjatë këtij muaji, nëpërmjet mashtrimit duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte, kanë përvetësuar shumën prej 300000 lekësh të reja, duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licensuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie”, sqaron policia.

Gjithashtu, gjatë operacionit kanë bërë kallëzime edhe dy shtetas të tjerë, të cilët gjatë muajit dhjetor 2019 dhe janar 2020 janë mashtruar nga shtetasit A. H., E. V. dhe F. D., duke u përvetësuar shumën prej 190.000 lekësh të reja.

Të dy shumat janë përfituar në subjektin e licensuar për kredidhënie, kredi që këta shtetas i merrnin në emër të subjekteve që kanë bërë kallëzim.

Të 6 shtetasit që kanë bërë kallëzim ishin mashtruar duke firmosur letra, për të cilat s’do mbanin asnjë përgjegjësi dhe nuk do kishin asnjë problem.

Këta shtetas, kur janë njoftuar nga institucioni i kredidhënies për kreditë e marra në emër të tyre, menjëherë kanë bërë kallëzim në Policinë e Beratit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat