Shqipëri, 227 persona kanë vdekur në aksidente rrugore në 2019-ën

Shqipëria

Shqipëri, 227 persona kanë vdekur në aksidente rrugore në 2019-ën

Më: 20 janar 2020 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas në Shqipëri kanë ndodhur 135 aksidente rrugore, ku si pasojë kanë vdekur 24 persona nga 23 persona të vdekur në dhjetor të vitit 2018.

Kështu thuhet në një komunikatë të INSTAT, sipas së cilës në vitin 2019, numërohen 1.498 aksidente rrugore nga 1.718 aksidente të ndodhura në vitin 2018, duke u ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në muajin dhjetor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 24 persona nga 23 persona të vdekur në dhjetor 2018. Në vitin 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 227 persona nga 213 persona në vitin 2018. Në muajin Dhjetor 2019, aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Sipas INSTAT, numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat