Shqipëria shënon 100-vjetorin e parlamentarizmit, kjo është agjenda - Bota Sot
Shqipëria shënon 100-vjetorin e parlamentarizmit, kjo është agjenda

Shqipëria

Shqipëria shënon 100-vjetorin e parlamentarizmit, kjo është agjenda

Më: 20 janar 2020 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e parlamentarizmit shqiptar, Kuvendi i Shqipërisë ka orgnaizuar disa aktivitete.

Këto janë aktivitetet që do të shënohen nesër:

- 21 janar, ora 9:30

Ceremonia në Shtëpinë e Kongresit në Lushnje.

Përshëndet Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

- 21 janar, ora 11:30-12:00

Çelja e Ekspozitës dhe shfaqja e Dokumentarit “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”.

Pallati i Kongreseve, holli para sallës së Albanologjisë.

- 21 janar, ora 12:00-13:30

Konferenca shkencore “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”.

Pallati i Kongreseve, salla  e Albanologjisë.

- 22 janar, ora 10:00-20:00

Ditët e Hapura te salla e seancave.

- 23 janar, ora 11:00

Faza finale e konkursit të shkollave të mesme të Tiranës dhe Lushnjes për interpretimin e fjalimeve të përzgjedhura parlamentare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat