Bardhi: Agim Kajmaku është rasti flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Ramës

Shqipëria

Bardhi: Agim Kajmaku është rasti flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Ramës

Më: 20 janar 2020 Në ora: 17:27
Gazmend Bardhi

Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me tenderin që Ministria e Brendshme i ka dhënë kompanisë “Kajmaku SHPK”, në pronësi të ish- kryebashkiakut të Vorës, tashmë në arrati.

Ky tender konsiston në për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra të QSU “Nënë Tereza”.

“Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Faktet janë të pakundërshtueshme:

PD publikoi në Gusht 2019 dokumente se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti.

2. Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.

3. Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.

4. Agim Kajmaku u arratis në nëntor2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.

Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar”, shkruan Bardhi.

Sipas tij ky tender kriminal duhet anuluar, paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat