Po ndjek punimet nga llozha, Artur Metani pritet të votohet si Inspektor i Lartë i Drejtësisë

Shqipëria

Po ndjek punimet nga llozha, Artur Metani pritet të votohet si Inspektor i Lartë i Drejtësisë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 17:30
Artur Metani

Kuvendi pritet të emërojë seancën e sotme plenare që çel edhe sesionin e ri parlamentar, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtës ka renditur të parin Artur Metanin, i emëruar një vit më parë nga kryeministri Edi Rama si Avokat i Shtetit.  Ai ka marrë 89.6 pikë.

Metani pritet të marrë edhe votëbesimin e Kuvendit. Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të selisë rozë bëjne me dije se PS me vendim unanim do të votojë Artur Metanin si kreun e ILD-së.

Artur Metani është i pranishëm edhe në seancën plenare, ku po ndjek punimet nga llozha e Kuvendit.

Pas Artur Metanit me 0.6 pikë më pak është renditur prokurori Sokol Stojani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat