10 vjet Konsull Nderi, Japonia dekoron Avni Ponarin me titullin 'Urdhri i Diellit'

Shqipëria

10 vjet Konsull Nderi, Japonia dekoron Avni Ponarin me titullin 'Urdhri i Diellit'

Më: 20 janar 2020 Në ora: 17:52
Avni Ponari

Perandori i Japonisë ka dekoruar Konsullin e Përgjithshëm të nderit të Japonisë në Tiranë, Avni Ponarin, me Urdhrin e Diellit që ngrihet me rrezet e arta dhe me fjongon e varur në qafë.

Ky është urdhri i tretë më i lartë që akordohet nga qeveria japoneze për personalitetet e huaja dhe është dekorata e parë kombëtare që akordohet nga Japonia që nga viti 1875.

Gjatë fjalës së tij, Ponari u shpreh se ishte shumë i gëzuar për vlerësimin e Urdhërit të Diellit dhe se vlerësoi qeverinë japoneze për këtë dekorim.

‘’Jam i nderuar për këtë dekoratë, dhe që përfaqësoj Japoninë në tokën e arbrit.  Marrëdhënia e dy vendeve tona është e shkëlqyer dhe me marrjen e kësaj dekorate do bëj më të mirën në lidhje me bashkëpunimet ndërmjet dy shteteve në të ardhmen’’ u shpreh Ponari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat