Murrizi: Mirë bëtë me tenderin e televizorave, shtoni edhe karrige. Shikoni si e keni lënë ministrin e Brendshëm në këmbë - Bota Sot
Murrizi: Mirë bëtë me tenderin e televizorave, shtoni edhe karrige. Shikoni si e keni lënë ministrin e Brendshëm në këmbë

Shqipëria

Murrizi: Mirë bëtë me tenderin e televizorave, shtoni edhe karrige. Shikoni si e keni lënë ministrin e Brendshëm në këmbë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 18:35
Muslim Murrizi

Ka filluar sot sesioni i ri parlamentar për vitin 2020, ku nga deputetët që morën fjalën një ndër to ishte edhe Muslim Murrizi.

Ai e nisi me batutë pasi Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk kishte ku të ulej dhe karrigia u shtua më pas.

“Keni ndërruar dhe këto televizorët nga Lura në Samsung, por unë ngrita sërish dorën, pasi nuk i them këtyre veglave të reja. Mirë bëtë me këto tenderat që shtuan televizorat e ri, por shtoni dhe një karrige se shtuat ministrat. Shikoni si e keni lënë ministrin e Brendshëm”, u shpreh Murrizi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat