Vëllai i deputetes socialiste zgjidhet kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë

Shqipëria

Vëllai i deputetes socialiste zgjidhet kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 18:37
Artur Metani

Mazhoranca socialiste zgjodhi sot në parlament kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

 Artur Metani u zgjodh me 98 vota pro.

Metani është vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni.

Artur Metani ishte renditur i pari në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me  89.6 pikë.

Pas Artur Metanit me 0.6 pikë më pak është renditur prokurori Sokol Stojani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat