Rama përshëndet marrëveshjen për rihapjen e fluturimeve Prishtinë-Beograd

Shqipëria

Rama përshëndet marrëveshjen për rihapjen e fluturimeve Prishtinë-Beograd

Më: 20 janar 2020 Në ora: 18:49
Foto

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur nga  Ukraina marrëveshjen e sotme për rinisjen e  fluturimeve Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.

Në një postim në twitter, Rama shprehet se ashtu siç tha Sekretari i NATO-s, kjo marrëveshje  është një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor.

Rama thekson se ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka nënshkruar të hënën (21 janar, 2020) në Berlin një marrëveshje me aviokompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur linjën ajrore Prishtinë–Beograd.

Të njëjtën marrëveshje me kompaninë gjermane e ka nënshkruar edhe delegacioni i Serbisë, nga Ministria e Ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat