Edi Rama ‘thumbon’ Ramush Haradinajn

Shqipëria

Edi Rama ‘thumbon’ Ramush Haradinajn

Më: 20 janar 2020 Në ora: 20:07
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur marrëveshjen e sotme për linjën ajrore Prishtinë-Beograd.

Me këtë rast, Rama ka thumbuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ai në “Twitter”, duke e cituar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka deklaruar se kjo marrëveshje është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë se ka ende shumë hapa për të bërë, me vizion e kurajo në atë rrugë.

“Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat