Metani në krye të ILD me 98 vota/ Deputetët “surprizojnë” me fjalimet në këtë seancë të parë

Shqipëria

Metani në krye të ILD me 98 vota/ Deputetët “surprizojnë” me fjalimet në këtë seancë të parë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 20:08
Kuvendi i Shqipërisë

Të zgjedhurit socialistë bashkë me ata që hynë si deputete përmes listave të PD dhe LSI, pas gati një muaj pushime iu rikthyen jetës parlamentare.

Ne seancën e parë u miratua me 98 vota Artur Metan si kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, institucion i ri, si pjesë e reformës në drejtësi.

Sfidat e kësaj legjislature parlamentare tha kreu kuvendit Gramoz Ruci janë të shumta por ai e vendosi theksin në ligjet që lidhen me cilësinë e ndërtimeve.

“Legjislacioni i ri duhet të parashikojë rregulla të rrepta për ndërtimet, verifikimin e aftësive përballuese të ndërtesave ekzistuese, edukimin dhe kulturën antisizmike të popullsisë dhe kushtet ligjore-financiare të banesave”, shprehet kreu i Kuvendit.

Kjo legjislaturë e re parlamentare përkon me kremtimet e 100 vjetorit te parlamentarizmit shqiptar. Deputetëve iu prezantua sistemimi i ri elektronik i votimit por retorika e tyre politike nga foltorja e parlamentit mbeti edhe njëherë tjetër në klasë.

“Vetes i kam servirur dhe rezervuar instiktin e kombtaristit! Sidomos në këtë “seksion” të ri parlamentar. Shqipëria është në majën e agjendës perëndimore të zhvillimit”, ka thënë Vullnet Musai.

Protagonizmi i Kujtim Gjuzit ishte qershia mbi tortë.

“Unë e përdor fjalën zog nëne por zot nëne dhe kur dua të përdor fjalën burg e përdor ndonjëherë edhe bujq, sepse bujq ju themi kur fusim kafshët, në momente të caktuara. Ç’a ke që tund kokën ti, nuk të pëlqen?” kanë qenë batutat e Kujtim Gjuzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat