Kryemadhi takon ambasadorin e Kosovës në Tiranë: Të heqim barrierat mes nesh

Shqipëria

Kryemadhi takon ambasadorin e Kosovës në Tiranë: Të heqim barrierat mes nesh

Më: 20 janar 2020 Në ora: 21:11
Monika Kryemadhi dhe Nait Hasani

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi priti sot në një takim ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Nait Hasani.

Kryemadhi shkruan se gjatë takimit u diskutua nevoja për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me bashkëpunime më të gjera në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, heqjen e barrierave të dëmshme për tregtinë dhe krijimin e mundësive sa më të mëdha për investime nga biznesi privat në të dy vendet.

“Sot prita në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë Z. Nait Hasani.

I urova suksese Z. Hasani në misionin e tij në Tiranë dhe i sigurova mbështetje të plotë për konsolidimin e rrugës së integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua nevoja për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me bashkëpunime më të gjera në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, heqjen e barrierave të dëmshme për tregtinë dhe krijimin e mundësive sa më të mëdha për investime nga biznesi privat në të dy vendet.

Gjithashtu u ndalëm dhe në nevojën e shkëmbimeve dhe përvojave midis shoqatave të studentëve, universiteteve, shkollave të mesme, duke forcuar kështu lidhjet midis të rinjve, të cilët janë ata që do të trashëgojnë dhe lartësojnë vlerat e kombit”, shkruan Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat