A ndikoi PD-ja që ‘Bild’ të fshinte shkrimin për Lulzim Bashën? Flet Paloka

Shqipëria

A ndikoi PD-ja që ‘Bild’ të fshinte shkrimin për Lulzim Bashën? Flet Paloka

Më: 20 janar 2020 Në ora: 21:16
Edi Paloka

Gazeta gjermane “Bild” fshiu disa orë pas botimit artikullin për financimin e fshehte në llogari te PD-se dhe kryedemokratit Basha.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka duke përmendur termat e një kolegut të tij tha se ishte “masturbim politik që i zgjati pak socialistëve, nuk arritën as në organizëm”

Paloka ishte i ftuar në studion e intervistës së Televizionit Ora.

Po a ka ndërhyrë PD-së për të fshirë këtë shkrim?

Ish deputeti demokrat e mohon kategorikisht:

“As që bëhet fjalë që ne të ndërhyjmë për gjëra të tilla. Është Balla dhe Fuga që merren me futje dhe nxjerrje lajmesh të rreme me pagesë nëpër mediat e tjera por mesa duket me BILD nuk i eci. Madje duke bërë shaka thamë mos u ka ngritur ndonjë kurth “Bild” sa e bëri Taulantin të lëpinte të gjithë pështymat që kishte hedhur për BILD, kur ajo publikoi përgjimet për vjedhjen e votave. Dy orë qëndroi ai publikim online. Ata që e prisnin e morën menjëherë ta shpërndanin.

Po a kishte sinjale që BILD do publikonte një shkrim të tillë?

Edi Paloka: “Nuk punon njeri nga PD tek “BILD” thotë Paloka duke shtuar se ajo që është publikuar është ribotim i Mother Jones por që me ironi Paloka e quan “Father Soros”. Janë sajesa të bëra në zyrën e Ramës. Janë cuar atje dhe është paguar për ti botuar. Edhe drejtësia e kapur nga Rama nuk arriti ti vërtetojë, sepse ishte një përrallë e trashë, sa as sigurimi i shtetit nuk do e bënte kaq të trashë.

Çfarë përpiqen tu mbushin mendjen shqiptarëve se Basha bleu Putin e Trump që të pengonte integrimin e Ramës. Ju mendoni se Taulant Balla e mban hapur BILD dhe sapo doli e mori të bëjë share? Kaq mjafton të kuptohet. Publikimi erdhi menjehere pas tryezes per reformen zgjedhore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat