Gazetari Minga: Ja 3 gabimet e Bashës. Debaton me Gjatën: I keni bërë dëm vendit

Shqipëria

Gazetari Minga: Ja 3 gabimet e Bashës. Debaton me Gjatën: I keni bërë dëm vendit

Më: 20 janar 2020 Në ora: 21:48
Denis Minga

Ulja në tryezë e opozitës për reformën zgjedhore solli debate mes të ftuarve në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora.

Gazetari, Denis Minga, kritikoi opozitën dhe kryetarin e saj për aksionin politik. Duke replikuar me të sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, tha se përgjegjës për situatën në vend është qeveria.

Denis Minga: Lënia e reformës territoriale, bojkoti i parlamentar, heqja dorë nga zgjedhjet. Tani keni ardhur në këtë pikë që nuk keni rrugë tjetër veç tryezën për reformën zgjedhore. Për t'ju kundërshtuar pak, nuk është se është pa gjë ky parlamenti që e deligjitimoni. Sot është votuar Inspektori i Lartë i drejtësisë, ju e njihni si opozitë?

Çlirim Gjata: Nuk kanë lidhje ato.

Agron Duka: Ne e dimë që parlamenti voton ligje.

Denis Minga: I keni bërë dëm vendit zoti Gjata.

Çlirim Gjata: Diskutohet për opozitën, ai që vjedh lopën, ka ndonjë faj dhe ndonjë të metë ky kryeministër dhe kjo qeveri?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat